Elbasan, aktivitete për Ditën e Verës

12/03/2012 00:00

Aktivitetet e Ditës së Verës në qytetin e Elbasanit vijuan me hapjen e panairit të përvitshëm. Ky është edicioni i 15-të i kësaj feste që tashmë është kthyer edhe në një ditë feste kombëtare, duke kaluar kufijtë e qytetit të Elbasanit.

Në ceremoninë e hapjes së panairit kanë uruar për festen kryebashkiaku Qazim Sejdini dhe prefekti Shefqet Deliallisi. Risi në ketë panair duket se janë punimet artizanale, të cilat janë mjaft të preferuara për qytetarët.

“Kam shumë vite që merrem me këtë punë dhe ka shumë kërkesa, të cilat janë shtuar. Ato vijnë kryesisht nga emigrantë, por edhe nga banorë të fshatrave përreth”, tregon artizania Farije Halili.

“Punimet artistike këtu i kam punuar me dorën time. Bizhutë i sajoj duke marrë varse të ndryshme dhe i kthej në vathë”, thotë artizania tjetër Afërdita Basha.

Në  dicionin e 15-të të panairit vihet re se harta gjeografike e bizneseve pjesëmarrëse është e larmishme. Ai do të mbyllet me 14 mars.

Top Channel