Konventat nuk publikohen

11/03/2012 09:45

Qendra e Çështjeve për Informim Publik ka akuzuar autoritetet për mospërbjen publike të 189 konventave ndërkombëtare të nënshkruara nga vendi ynë, në periudhën kohore 1992-2012.

Rasti më tipik është konventa e Organzatës së Kombeve të Bashkuara për të drejtat e fëmijëve, e cila mishërohet në 68 ligje të kodeve shqiptare, por aktet e saj nuk janë botuar në fletoren zyrtare. Madje, konventa e OKB-së, asnjëherë nuk u botua si tekst në gjuhën shqipe.

”Ajo marrëveshje që u mbyll në parim dy vjet më parë me Greqinë (për caktimin e ujrave), duhet të dilte në dritën e opinionin publik dhe të medias, përpara se sa të ngurtësohej edhe kjo në një ligj ratifikues, i cili nuk do të ishte çudi që të mos ta kishte fare tekstin e marrëveshjes bashkalidhur”, deklaroi një zëdhënës i QÇIP-së.

”Miliarda lekë janë harxhuar në këto 20 vjet për një sërë çështjesh, përfshirë lobime për marrëveshje të reja ndërkombëtare, festa antarësimesh si ajo e Traktatit të Atlantikut të Veriut apo nisma rajonale, por stoku i konventave të firmosura vazhdon edhe sot të mos njohë dritën e botimit, duke u kalbur dhe mykur nëpër arkiva. Miliarda lekë janë planifikuar përsëri për festimet e 100-vjetorit të pavarësisë. Në dijeni tonë, vazhdon të mos jetë i caktuar asnjë fond për të reduktuar hendekun e këtyre konventave të papublikuara”, shtoi zëdhënësi.

Në stokun prej 189 konventash të pabotuara, 25 janë konventa të OKB-së dhe dhjetë të tjera të Këshillit të Europës, ndërsa pjesa tjerë i përket marrëveshjeve dypalëshe me vendet fqinje, si Italinë, Greqinë apo Maqedoninë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA