Tiranë, aksident në bulevard

10/03/2012 00:00

Një grua që njihet si endacake dhe që policia e raporton si të sëmurë mendore është aksidentuar rëndë në bulevardin kryesor të Tiranës.

Ajo është transportuar në Spitalin Ushtarak nga makina e policisë rrugore.

Top Channel mundi të sigurojë pamjet e filmuara me celular nga një kalimtar i rastit i cili ishte dëshmitar i këtij aksidenti dhe u interesua për identitetin e gruas.

Por burime të policisë thanë se gruaja, të dhënat personale të së cilës nuk bëhen publike, është goditur për të pestën herë nga një automjet dhe që mbetet e aksidentuar.

Përvec këtij detaji burimet nuk dhanë asnjë detaj nëse në të gjitha këto raste bëhet fjalë për tentativa për t’i dhënë fund jetës, apo në të gjitha këto raste janë thjesht aksidente?

Ajo që dëshmitarët okularë kanë thënë paraprakisht është se gruaja në mënyrë të beftë është shkeptur nga trotuari duke u sulur në rrugë, cka ka sjellë edhe aksidentin e saj nga një mjet.

Aksident në Mamurras, vdes 33-vjeçari

Një 33-vjecar nga Fushë-Mamurrasi i rrethit të Kurbinit ka humbur jetën në aksin rrugor Mamurras-Lac.

Sipas burimeve zyrtare të policisë së Kurbinit mësohet se viktima quhet Arben Loci. Ai është përplasur me mjetin e tij në bordurat kryesore të rrugës duke dalë më pas jashtë saj e duke gjetur vdekjen në vend.

Sipas policisë viktima udhëtonte i vetëm në mjetin e tij, ndërsa kanë qenë drejtuesit e mjeteve që kanë njoftuar në momentin e përplasjes policinë e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes.
 

Top Channel