Mediu në Konferencë Ndërkombëtare për Ujin

10/03/2012 00:00

Ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu ka marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Ujin, mbajtur në Stamboll.

Ne fjalen e tij ministri i Mjedisit theksoi, se Shqipëria ka bërë hapa para në përafrimin e legjislacionit dhe është duke përfunduar projektligjin mbi Menaxhimin e Integruar të Ujërave, ku vizioni i kesaj konference do te jete pjesë integrale e Legjislacionit Shqiptar per Ujërat.

“Ishte një konferencë e rëndësishme që ka të bëjë me diskutimin përsa i përket burimeve ujore, skarciteteve të këtyre burimeve ujore, një vizion i përbashkët, që konkludohet me një deklaratë të përbashkët të të gjithë ministrave, për të parë edhe mundësitë e angazhimeve konkrete në projekt apo edhe në ide të zbatimit të politikave që kanë të bëjnë me menaxhimin e integruar të burimeve ujore. Mendoj që bien në të njëjtën linjë me interesin që kemi në Shqipëri për një menaxhim të integruar të burimeve ujore, shfrytëzimin e tyre maksimal, por si gjitjhnjë racionalitet në mënyrë që të mendojmë për sot, por edhe për të ardhmen”, tha Mediu.

Direktivat e dala nga kjo konference do te sherbejne gjithashtu per projektet qe kane te bejne me ndryshimet klimaterike, ndertimin e sistemeve metrologjike, si dhe pergatitjen per krijimin e nje fondi te perbashket  per ndertimet infrastrukturore per veprat ujore.

Top Channel