Kërkon të ndërrojë xhaketën që s’i rrinte mirë…arrestohet

10/03/2012 00:00

Nuk i pëlqeu xhaketa me vlerë 2 mijë paund e dhuruar nga një miku i saj e për këtë vendosi të paraqitet në dyqanin ku ajo ishte blerë për ta shkëmbyer me një produkt tjetër…por prangoset nga policia.

Kjo është historia e një 25-vjecareje britanike e cila përfundoi në qeli për më shumë se 4 orë, nën akuzën e “vjedhjes dhe tentativës së mashtrimit me një produkt të vjedhur”.

Harriet Wheeler, 25 vjec, u paraqit në një filial të rrjetit të dyqaneve Mulberry në Londër për të shkëmbyer xhaketën e marrë dhuratë nga miku i saj, pasi ajo nuk i rrinte mirë. Ajo u shfaq para sportelit me xhaketën në cantë dhe i komunikoi punonjëses vendimin e saj për të shkëmbyer xhaketën, një punë rutinë që kryhet shpesh nga dyqanet Mulberry.

Por menjëherë sapo ka nxjerrë xhaketën nga canta, 25-vjecares i janë afruar dy agjentë të policisë të cilët e prangosën dhe i komunikuan akuzën e ngritur kundër saj. Vajza këmbnguli në pafajësi deri në fund dhe dëshmoi para hetuesve se si kishte përfunduar në duart e saj xhaketa. Për të verifikuar pretendimin e Harriet Wheeler, hetuesit kërkuan dëshminë e mikut që i kishte dhuruar xhaketën.

Në telefon ai u tregoi të vërtetën dhe policia tërhoqi menjëherë akuzën e ngritur kundër saj.  

Top Channel