Zbulohen detajet e iPad-it të ri

08/03/2012 00:00

iPad-i i ri do të mund të blihet në Shtetet e Bashkuara nga data 16
mars. Modeli i ri përmban lidhje 4G dhe përshtatet me rrjetet AT&T
dhe Verizon.

Fotokamera është 5 megapixel me teknologjinë e iPhone 4S. Ngjyra bardhezi është një ndër karakteristikat kryesore të tij. Objekti do të ketë të njëjtat çmime të iPad 2 në versionet me 16 dhe 64 giga.

iPad-i i ri i “Apple” është me cilësi të lartë, një milion piksel më shumë se televizioni më i mirë “high definition”.

Të dhënat janë publikuar në San Francisko dhe janë transmetuar në rrugë streaming edhe në Londër. Deri tani kompania “jetime” nga vdekja e Steve Jobs nuk i ka dhënë një emër objektit, duke e quajtur vetëm “iPad-i i ri”.

“”Apple” udhëheq revolucionin post-PC. Ne kemi tre instrumentë post-PC. Kompanitë e tjera do të ishin të lumtura po të kishin vetëm një”, ka deklaruar administratori i deleguar, Tim Cook, gjatë prezantimit të produktit në San Francisko.

Duke vijuar fjalimin, Cook ka saktësuar se janë 172 milionë aparatet e shitura të “Apple”, si iPod, iPhone dhe iPad. “76 për qind e të ardhurave vijnë nga produktet post-PC”, ka shtuar Cook.

Top Channel