Një stuhi e fuqishme diellore pritet të godasë planetin Tokë gjatë së enjtes dhe ekspertët parashikojnë se ajo mund të shkaktojë avari në sistemin elektrik, atë të telekomunikacioneve dhe në kursin e avionëve.

Stuhia cilësohet si më e madhja përgjatë 5 viteve të fundit që godet Tokën. Një lumë grimcash do të vërsulen drejt planetit tonë. Stuhia mund të shkaktojë keqfunksionim në telekomunikacionin satelitor. Grimcat do të do të hyjnë në atmosferën e planetit tonë me shpejtësinë marramendëse prej 6 milion e 4 mijë kilometra në orë.

Sipas shkencëtarëve stuhia është pasojë e dy shpërthimeve të fuqishme në sipërfaqen e Diellit që ndodhen në fillim të kësaj jave.

Por përvec avarive që mund të shkaktojnë në elektro-komunikim, stuhia do të krijojë edhe të ashtuquajturat “agime polare”, pamjet mahnitëse që fatkeqësisht kanë mundësinë t’i shohin vetëm banorët e zonave pranë poleve.

Top Channel