Rusia dërgon gjashtë gjyshe në Eurovision

08/03/2012 16:50

Rusia do të marrë pjesë në Eurovision me një grup të përbërë prej gjashtë gjyshesh, pasi ato u shpallën fituese të festivalit kombëtar rus.

Të quajtur “gjyshet e Buranovos”, ato do të udhëtojnë në Baku në maj, për të marrë pjesë në festivalin që bashkon këngët më të mira të çdo vendi europian.

Gjashtë mundën 24 këngëtarë të tjerë në natën finale, përfshirë edhe këngëtarin Dima Bilan, fitues i Eurovisionit në vitin 2008 dhe Yulia Volkova, e bërë e famshme si një prej dy vokalisteve të grupit Tatu.

”Buranovskiye Babushki”, të ardhura nga Republika e Udmurtit, deklaruan se do të përdorin çdo shumë që mund të grumbullojnë për të ngritur një kishë në qytetin prej të cilit kanë marrë edhe emrin e grupit.

”Gjyshet nuk kanë nevojë për lavdi dhe pasuri”, deklaroi gjyshja Ollga, një prej këngëtarëve në një gazetë vendase. “Qëllimi ynë i vetëm është të fitojmë aq para sa për të ndërtuar një kishë në fshatin tonë”.

Kënga me të cilën ato do të konkurrojnë nis me motive tradicionale nga krahina nga e cila vijnë, për të vazhduar me një dance modern, ndërsa refreni thotë: “Festë për të gjithë, ejani dhe kërceni”. Kënga do të këndohet në tre gjuhë, në anglisht, në rusisht dhe në gjuhën udmurte të folur në Buranovo, një gjuhë e ngjashme me finlandishten.

Megjithatë, grupi i gjysheve ruse nuk do të jenë pensionistet e vetme në Eurovisionin e vitit 2012, pasi Britania e Madhe do të paraqitet në këtë edicion të 57 të festivalit me këngëtarin 75-vjeçar Engelbert Humperdinck.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA