Rihanna dobësohet prej babait

08/03/2012 17:20

Rihanna është një prej personazheve më të përfolur në botë dhe ajo di të mbajë të lumtur ndjekësit e saj duke postuar vazhdimisht fotografi joshëse në profilin “Twitter”.

Në një vit, këngëtarja ka humbur disa kilogramë dhe aktualisht gëzon një formë më të mirë se kurrë. Çuditërisht, merita për këtë është e babait të saj, Ronald Fenty, i cili pranoi në një revistë se ishte i pari që i vuri në dukje të bijës që ishte shëndoshur shumë.

”Mendova se ishte e shëndoshë herën e fundit që e pashë dhe ia bëra të ditur këtë. Megjithatë, në shfaqjen e “Grammys”, ajo kishte një formë trupore të shkëlqyer dhe dukej shumë mirë. Ka realizuar një dietë dhe ajo ka dhënë efektet e saj”, deklaroi Fenty.

Megjithatë, në një intervistë të dhënë për revistën “Vogue” disa muaj më parë, Rihanna pretendonte se nuk ishte duke u stërvitur për të rënë në peshë, por vetëm për të mbajtur trupin e saj të tonifikuar.

”Për herë të parë në jetën time, nuk dua që të heq zonat e mia të bëshme. Thjesht, dua të kem një trup të tonifikuar”, deklaroi këngëtarja e lindur në Barbados.

FOTO GALERI
1/3
Rihanna, disa jave me pare ne plazh

Top Channel