Frutat dhe zarzavatet ju bëjnë më tërheqës

08/03/2012 00:00

Nëse ende nuk jeni bindur se frutat dhe perimet duhet t’i konsumoni çdo ditë, po ju sjellim argumente të forta se ju duhet t’i fusni menjëherë në menunë
tuaj .

Njerëzit, të cilët rritën sasinë e konsumimit të frutave dhe perimeve për gjashtë javë radhazi, ishin më tërheqës se më parë.

Shkencëtarët e ‘ST Andrews University’ morën nën vëzhgim 35 persona dhe i fotografuan në fillim dhe në fund të eksperimentit.

Duke konsumuar mesatarisht 2.9 për qind racione frutash dhe zarzavatesh në ditë, në fund të studimit, ata ishin më të shëndetshëm krahasuar me personat e tjerë, ndërsa një racion ekstra me 3.3 racione, nxorri në pah bukurinë e tyre.

Frutat dhe zarzavatet janë të pasura me karotenoide, të cilat mbrojne qelizat prej dëmtimit nga ndotja dhe rrezet ultravjollcë dhe po ashtu mund të parandalojnë sëmundje që lidhen me moshën, si problemet kardio-vaskulare dhe të kancerit.

Studuesit duke marrë në krahasim fotot para dhe pas dietes,vunë re se lëkura e tyre kishte marrë një ndriçim të mirë e kjo si pasojë e konsumimit të specave, karrotave, brokolit, kungullit dhe spinaqit. Ngjyra e lëkurës mund të ndikohet edhe nga përdorimi i frutave si molla, boronica dhe qershitë.

Top Channel