Surpriza e 7 marsit në “Pasdite”

07/03/2012 19:35

Në ditën e mësuesve,  në 7 mars, në emisionin e “Pasdites” në “Top-Channel” nuk mund të mungonte një surprizë për të gjithë ata që i kanë kushtuar jetën edukimit të brezave të rinj.

Shefik Sefa, një mësues matematike në gjimnazin “Qemal Stafa”, ishte ai që u thirr në studio dhe u përball me një surprizë krejt të veçantë të kryer nga nxënësit e tij.

“Ky 7 mars është më i veçantë meqë përkon me 100 vjetorin e pavarësisë. Për ne, kjo ditë është gjithmonë një ditë e një kënaqësie të veçantë, jo vetëm për urimet që marrim nga nxënësit tanë, por sidomos nga ato që vijnë prej ish-nxënësve, tek të cilët shpesh duket edhe fryti i punës sonë”, deklaroi Zoti Sefa.

“A është matematika e vështirë? Në fakt,  matematika është një lëndë që do një aftësi intelektuale pak më të spikatur se mbase disa lëndë të tjera, por mësuesi e ka në dorë ta bëjë të thjeshtë ose të vështirë. Bashkëpunimi është bazë në suksesin e punës. Unë e kam si slogan me nxënësit e mi, që kërkoj bashkëpunim. A është e vështirë? Nuk është e lehtë. Brezat kanë ndryshuar, evoluar, nxënësit kanë informacion nga jeta dhe shkenca më shumë se ne në kohën tonë dhe kjo nuk e bën fort të lehtë punën e mësuesit, por nëse mësuesi e vlerëson nxënësin për atë që është dhe bën përpjekje maksimale për ta ndihmuar që të arrijë rezultatin, puna nuk shkon keq”.

Një klasë e “Qemal Stafës”, i dedikoi profesor Sefës një sekuencë filmike, me një listë me premtime dhe poezi të veçantë. “I dashur profesor…Meqenese sot eshte festa juaj,menduam qe bashkarisht t’ju uronim duke firmosur premtimet tona:  

– Zotohemi se do te jemi te pranishem ne cdo ore mesimi, shi, diell, edhe erresire jashte apo edhe nese kemi ditelindje.
-Zotohemi se jo vetem nuk do te leme oret e mesimit, por do bejme edhe ore ekstra nese duhet.

-Zotohemi se nuk do te pipetijme ne klase, do te jemi gjithmone te vemendshem dhe celularet do t’I mbajme me dridhje.

-Zotohemi se te gjithe do te mesojme dhe nuk do te vijme kurre te papergatitur.

-Zotohemi se nuk do te kopjojme kurre as detyrat, por vetem do te bejme shkembim dijesh ne klase.

– Zotohemi se te gjithe do te vime me uniforme ne mesim, edhe pse vajzave u ka ngelur gjysma e rrobave pa u veshur.

-Zotohemi se …”Profesor, çeshtja eshte qe ne zotimet nuk na mbarojne kurre, por te themi te drejten edhe pse sot jemi te gatshem te besojme se mund t’I bejme keto gjera, neser s’te premtojme dot. Sepse keshtu jemi gatuar ne gjimnazistet. Por ne donim qe te dinit dicka, pavaresisht cdo shqetesimi, per ju ushqejme respektin me te madh. Jeni nje profesor fantastik dhe jemi me fat qe mesojme me ju. Ne kete 7 Mars, ne ju shprehim mirenjohjen tone dhe nepermjet jush, edhe mesuesve te tjere kudo, qe u duhet te durojne disa si puna jone.

Në studio, një profesori i prekur nga surpriza, u përball edhe me një surprizë të re. Katër nga nxënësi e tij, mbërritën në “Pasdite” për t’i dhuruar një orë, simbolin e kohës, me mesazhin se ai nuk do të harrohet kurrë.

Top Channel