Obama: Asad do të bjerë si gjithë diktatorët
07/03/2012 03:55
Presidenti Barak Obama e ka përshkruar situatën në Siri si “zemër coptuese”, por tha se ndërhyrja ushtarake amerikane do të ishte një gabim.
Obama tha se Presidenti Bashar al-Asad do të bjerë, ashtu si gjithë diktatorët e tjerë kanë rënë, por SHBA-ja do të përpiqet për të arritur këtë duke punuar për të izoluar Sirinë.
Përplasje vdekjeprurëse janë raportuar nëpër Sirisë gjatë ditsë së martë, ndërsa komuniteti ndërkombëtar mbetet i ndarë mbi mendimin se si për mund t’i jepet fund dhunës atje.
OKB-ja thotë se më shumë se 7,500 njerëz kanë vdekur si pasojë e dhunës në Siri gjatë 12 muajve të fundit.
Top Channel