Njeriu që ka mik më të mirë luanin

07/03/2012 18:20

Thonë se qeni është miku më i mirë i njeriut, por jo për të gjithë njerëzit një thënie e tillë ka vlerë.

Një britanik, në fakt, ndihet më i lidhur me luanin se sa me çdo qënie tjetër në Tokë. i shoqëruar nga një kameraman, zbutësi i luanëve Alex Larenty regjistroi një video të rrallë, që e pasqyronte në pozicione të ndryshme, duke luajtur dhe provokuar luanin.

Sipas Larenty, ai ka zhvilluar ndër vite një lidhje të veçantë me luanët e ndodhur në një park zoologjik në Johanesburg, të cilët i konsideron si miqtë e tij.

Miqësia me luanët ka shkuar deri atje, sa ai ka mësuar “mbretin” e kafshëve që të bëjë si i vdekur apo të qëndrojë gatitu, në dy putrat e pasme.

Britaniku tregoi edhe foto befasuese në të cilat arrin t’i shkulë bishtin bishës së egërsuar, përpara se t’i japë një copë mishi për ta ushqyer.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel