Një jetë i mbyllur në kafaz

07/03/2012 17:40

Një i sëmurë mendor në Kinë ka jetuar pothuajse të gjithë jetën e tij i mbyllur në një kafaz të drunjtë, pasi familja e tij nuk mund të përballojë të paguajë për ta mbyllur në një çmendinë.

23-vjeçari Wei Yun u vendos në kafazin ku jeton edhe sot kur ishte vetëm një foshnje dhe ai është mësuar që të kryejë nevojat e tij brenda kafazit ku është kyçur.

I ndodhur në fshatin Gongçun, në krahinën e Guanxis, Yun nuk ka mësuar kurrë të ecë ose të flasë, ndonëse sëmundja e tij nuk e pengon që ta bëjë këtë.

Në moshën 2-vjeçare, ndërsa zvarritej në shtëpi, një enë me ujë të nxehtë e përvëloi dhe për pak vdiq nga të djegurat dhe që prej atëherë, pjesërisht për sigurinë e tij dhe pjesërisht sepse kështu duket se është zgjidhja më e mirë për prindërit, ai kryen një jetë të padenjë për një qënie njerëzore brenda një kafazi.

Prindërit shprehen se janë të ndërgjegjshëm që kjo nuk është mënyra më e mirë për t’u përkujdesur për djalin e tyre, por të dy duhet të punojnë për orë të zgjatura dhe duke qenë se ai duhet të qëndronte vetëm, kyçja në kafaz është e vetmja zgjidhje që kanë gjetur.

Kina, një vend në qendër të kritikave për respektimin e të drejtave të njeriut, është sulmuar gjerësisht për kushtet që u ofron të burgosurve, njerëzve me aftësi të kufizuara apo atyre me probleme mendore.

FOTO GALERI
3/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA