Francë, nxirret në shitje një fshat

07/03/2012 11:50

Fshati Courbefy është një vend i vogël në rajonin e Limosinos, në jug të Francës, i braktisur nga të gjithë.

Ish-banorët e këtij fshati kanë vendosur të transferohen në zonat urbane dhe Courbefy ka mbetur i shkretë dhe tashmë është në shitje për 300 mijë euro.

Edhe pse çmimi është i barabartë me atë të një apartamenti në Paris, deri tani askush nuk ka ofruar para për këtë fshat të braktisur.

Gjithsesi pritet që të mos mungojnë blerësit sepse historia e këtij fshati është bërë e famshme nëpërmjet mediave dhe që nga muaji shkurt shumë persona kanë shkuar për ta parë “pronën” në shitje.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel