Somali, ulet avioni i parë pas 20 vitesh

06/03/2012 16:00

Avioni i parë civil në më shumë se 20 vjet u ul në aeroportin e Mogadishus, kryeqytetin e Somalinë së përçarë nga lufta.

Për të përuruar fillimin e linjës së operuar nga “Turkish Airlines”, me udhëtime dy herë në javë, në bordin e avionit ishte zvs/kryeministri i Turqisë, Bekis Bosdag. Atij iu urua mirëseardhja në aeroport nga Presidenti i Somalisë.

Nisja e kësaj linje pritet të bëjë më të lehtë udhëtimin drejt vendit të Afrikës Lindore për biznesmenë të ndryshëm dhe diasporën e madhe somaleze.

Një prej vendeve më të varfëra në botë, Somalia nuk ka një qeveri qëndrore efektive prej më shumë se dy dekadash dhe pjesa më e madhe e territorit të saj kontrollohet nga militantët e Al-Shabab, një nëndegë e Al-Kaedës.

Militantët u detyruan të largoheshin nga Mogadishu pas një sulmi të trupave të Bashkimit Afrikan në gusht, por vazhdojnë të kryejnë sulme sporadike ndaj kryeqytetit.

Top Channel