IFFHS: Drogba, shënuesi më i mirë i shekullit XXI

06/03/2012 15:40

Didier Drogba, sulmuesi i Chelsea, është shënuesi më i mirë në botë i shekullit XXI sipas Federatës Ndërkombëtare të Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS).

Lojtari nga Bregu i Fildishtë është në krye të renditjes me 92 gola duke lënë pas gjermanin Miroslav Klose (88 gola) dhe hollandezin Ruud van Nistelrooy (87 gola), të cilët këtë sezon luajnë respektivisht tek Lazio dhe Malaga.

IFFHS llogarit golat e shënuar në ndeshjet ndërkombëtare të kombëtareve, fazave finale të turneve olimpikë, Kupën e Botës për Klube, kompeticioneve kontinentale të ekipeve kombëtare dhe Superkupave kontinentale të të gjitha konfederatave.

Ja renditja e 10 shënuesve më të mirë të shekullit XXI:

1.    Didier Drogba  92 gola
2.    Miroslav Klose 88
3.    Ruud van Nistelrooy 87
4.    Thierry Henry 85
5.    Samuel Eto’o 84
6.    David Villa 80
7.    Raúl González 75
8.    Flávio da Silva Amado 74
9.    Dimitar Berbatov 72
10.    Andrey Shevchenko 72

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA