Antarktida pushtohet nga bimët “aliene”

06/03/2012 00:00

Ambienti jo i ndotur i Antarktidës rrezikon të modifikohet nga bimë
“aliene” të importuara nga turistët, përmes farave të mbetura në rroba
dhe çanta.

Kështu thotë një studim i kryer nga një grup ndërkombëtar kërkuesish, të udhëhequr nga Universiteti Stellenbosch, në Afrikën e Jugut, dhe i publikuar në revistën “Pnas”.

Sipas studimit, mes viteve 2007-2008 kanë qenë mbi 2600 bimët e huaja që kanë mbërritur në kontinentin e bardhë, një sasi kjo në gjendje të modifikojë ekosistemin brenda vitit 2100.

Top Channel