Shpata-sensor e Peshkut-shpatë

05/03/2012 19:00

Peshku Shpatë, një ndër predatorët më misteriozë të ujërave të thella oqeanike, përdor “shpatën” e tij për të lokalizuar, tërhequr dhe më pas vrarë prenë e vet.

Ky është zbulimi më i fundit i shkencëtarëve australianë të cilët prej vitesh janë përpjekur të studiojnë mënyrat e gjuetisë së këtij lloji peshku.

Hunda-shpatë, është arma vdekje-prurëse e tyre. Ajo përvecse shërben për të neutralizuar prenë është edhe një lloj sensori apo radari për lokalizimin e presë. Me anë të saj, peshku-shpatë krijon fusha elektrike që tërheqin prenë e tij. “Shpata” shërben edhe për nuhatjen e “fushave elektrike të huaja”.

“Unë parapëlqej ta quaj një antenë dhe shpatë, sepse në fakt këtë funksion ka. Kap valët elektrike që lëshon preja dhe shërben për vrasjen e saj”, thotë shkencëtarja udhëheqëse e kërkimit, Barbara Wueringer nga Universiteti i Kuinslandit në Australi.

Grupi i shkencëtarëve ka arritur të filmojë një peshk-shpatë në aksion, teksa identifikon në ujëra të errëta, e më pas neutralizon viktimën duke siguruar vaftin e radhës.

Shkencëtarët thonë se 7 llojet e peshkut-shpatë, disa prej të cilëve shkojnë në përmasa edhe mbi 1 metër gjatësi, janë në zhdukje, ndaj duhen vendosur në të ashtuquajturën “lista e kuqe”, cka do t’u siguronte një mbrojtje më të madhe.

Top Channel