Nusja që zhvishet para të ftuarve

05/03/2012 10:25

Supozohet të jetë momenti më i bukur i jetës për nusen: dalja para të ftuarve të cilët shohin me krenari dhe fotografët që shkrepin aparatet për të kapur momentet e paharrueshme të ditës së martesës.

Por, nusja në fjalë do e mbajë mend këtë ditë si më të sikletshmen e jetës së saj. Vajza është duke ecur sëbashku me shoqëruesin kur rrëzohet papritur. Pasi ngrihet fustani i saj bie në tokë duke treguar pjesët që duhet t’i shohë vetëm bashkëshorti.

E sikletosur në kulm, nusja ruse e heq fustanin fare dhe largohet me vrap ndërsa kameramani dhe fotografët vazhdojnë punën e tyre duke marrë pamje nga afër.

Nuk është e qartë se përse nusja nuk e mban fustanin me duar në vend që ta hiqte duke bërë që të lindin dyshime për vërtetësinë e videos.

Top Channel