Në dashuri me Statujën e Lirisë

05/03/2012 11:30

Statuja e Lirisë është e dashur për miliona njerëz jo vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe nga shumë të tjerë në të gjithë botën.

Dikush e pëlqen për atë që përfaqëson, dikush tjetër për formën, por është e rrallë të gjendet dikush që është vërtet i dashuruar me monumentin njujorkez.

Amanda Whittaker, një shitëse 27-vjeçare nga Lidsi (Angli), vuan nga një gjendje e pazakontë që e bën të dashurohet me objekte dhe jo me njerëz. Duke folur për ‘Sun on Sunday’, britanikja thekson se ka shumë kopje në miniaturë të statujës së lirisë në dhomën e saj dhe gjithashtu rrëfen historinë e dashurisë që ka pasur me setin e baterisë në adoleshencë, kur ishte një fanse e madhe e muzikës.

“Statuja e Lirisë është e dashura ime në distancë. Jam e mahnitur nga bukuria e saj. Njerëzit mund të habiten se si unë ndjej dashuri për një objekt, por unë jam ndryshe nga të tjerët”, shprehet Amanda.

Ajo thekson se ka shkuar për ta parë personalisht statujën 4 herë.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel