Akullorja krijon varësi si kokaina

05/03/2012 13:20

Një studim i ri ka dalë në përfundim se dëshira për akullore i ngjan shumë asaj dëshire që provojnë të droguarit.

Kërkimi, i publikuar online nga ‘American Journal of Clinical Nutrition’, tregon se akullorja mund të krijojë varësi tek njerëzit njëlloj siç krijon kokaina tek ata që e përdorin rregullisht.

Dr. Kyle Burger u shpreh për ‘The Telegraph’: “Mënyra se si truri reagon pas konsumimit të akullores është e njëjtë me reagimin e trurit të atyre që përdorin kokainë. Sa më shumë të hash akullore aq më shumë kërkon për të ndjerë edhe njëherë kënaqësinë e mëparshme.”

Studimi ka vëzhguar 150 adoleshëntë të moshës 14-16 vjeç. Studiuesit u dhanë atyre sasi të ndryshme akulloresh dhe ata që konsumuan më tepër kërkonin sërish, por e shijonin gjithmonë e më pak dhe për këtë arsye duheshin sasi edhe më të mëdha akulloreje për të kënaqur organizmin.

Top Channel