Adele nuk fle dot në mansionin e saj të ri vetëm sepse është shumë e bindur që banesa në Sussex është e pushtuar nga fantazmat.

Këngëtarja britanike ka punësuar shoferen personale edhe si truprojë dhe tashmë detyra e gruas është të qëndrojë me këngëtaren 24 orë në 24.

“Nuk rri dot vetëm në shtëpi, jam e tmerruar. Dëgjoj zhurma që më kallin datën”, tha një burim për ‘The Sun’ duke cituar Adele.

“Adele ishte shumë e lumtur që po blinte këtë pronë, por tani nuk po e gëzon tamam. Është e bindur që shtëpia është e pushtuar nga shpirtrat”, shton i njëjti burim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA