Si të shpëtoni një marrëdhënie që po shkon drejt fundit? Terapistët zbulojnë shenjat dhe mënyrat për ta rindërtuar
“Një miliard falenderime edhe 25 herë të tjera”. Me këtë mesazh “App
Store”, dyqani online i kompanisë “Apple”, ka njoftuar arritjen në 25
miliardë aplikime të shkarkuara.
Personi që bëri aplikimin e 25 miliardtë u shpërblye me një dhuratë me vlerë 10 mijë dollarë.
Një shumë kjo që mund të shpenzohet në dyqanin e “Apple”, ku shumica e aplikimeve kanë kosto që variojnë nga 79 qindarka deri në 10 mijë dollarë.
Situata ekonomike e kompanisë së krijuar nga Steve Jobs është më mirë se kurë, gjë që ka bërë të shtrohet pyetja: Mos ndoshta “Apple do të blejë Greqinë?”.
Pyetja e pabesueshme u parashtrua në mbledhjen e aksionerëve të kolosit teknologjik që disponon në llogarinë e tij bankare të paktën 97.6 miliardë dollarë.
Por gjërat nuk po ecin edhe aq mirë në Kinë, ku në fabrikat e kompanisë kanë nisur një sërë verifikimesh mbi kushtet e punës, pas zërave se punëtorët trajtoheshin si skllevër.
Top Channel