Kubanezja, gruaja më e vjetër në botë?

02/03/2012 11:00

Juana Bautista de la Candelaria Rodriguez thotë se ka lindur në vitin 1885 gjë që do të thotë se kubanezja është plot 127 vjeç, gjë që nuk besohet nga zyrtarët.

Dokumentet e saj tregojnë se ka lindur më 2 shkurt 1885, në Ceiba Hueca të Kubës, aty ku vazhdon të jetojë, por zyrtarët mendojnë se ajo ka fallsifikuar këto dokumente.

“Nuk ka asnjë arsye për të besuar se ajo është në të vërtetë 127 vjeç. Dokumentat që ajo tregon ka shumë mundësi të jenë të vitit 1950 dhe janë ndryshuar”, theksojnë zyrtarët që kanë kontrolluar të moshuarën pas kërkesës së saj për të hyrë në librin e rekordeve Gines.

“Ajo është shumë e shkathët për të qenë kaq e vjetër. Ajo ecën dhe flet pa asnjë problem dhe kjo gjë është shumë e pazakontë për një moshë të tillë”, shtojnë zyrtarët.

Nëse vërtet Juana është 127 vjeç do të thotë se thyen rekordin e jetëgjatësisë për femrat me 12 vjet. Ky rekord mbahet nga amerikania Besse Cooper, 115 vjeç.

Top Channel