Kafshimi më i fuqishëm në botë

01/03/2012 12:25

Tiranosaurus rex ka pasur kafshimin më të fuqishëm nga të gjitha krijesat që kanë eksiztuar në Tokë.

Sipas një studimi të ri, kafshimi i tij është i barabartë me 3 ton, afërsisht sa pesha e një elefanti. Kjo matje bazohet në një skaner me lazer të kryer nga shkencëtarët anglezë dhe është publikuar në gazetën ‘Biology Letters’.

Ky studim është udhëhequr nga doktori Karl Bates, i Universitetit të Liverpulit (Angli).

Ai mori si model një kopje të një skeleti të Tiranosaurus rex që është eskpozuar në muzeun e Manchester.

Top Channel