Gruaja që u dobësua me 200 kilogramë

01/03/2012 17:10

Një grua 42-vjeçare peshonte më shumë bashkëshorti i saj dhe katër fëmijët e tyre të marrë së bashku, kur iu nënshtrua një diete të fortë dy vjet më parë.

Marie Eaton, atëherë 320 kilogramë e shëndoshë, mund të përfshihet në rekordet e personave që kanë kryer dobësimet më të suksesshme, duke humbur plot 200 kilogram në dy vjet, nëpërmjet ruajtjes së një konstanteje dobësimi prej 7-10 kilogramë në muaj.

Në arritjen e një suksesi të tillë britanikja është ndihmuar edhe nga një operacion i zvogëlimit të stomakut, por vetëm pasi humbi kuintalin e parë, sepse ndryshe do të ishte shumë e rrezikshme për jetën e saj.

”Në kulmin e peshës sime, nuk isha në gjendje të ngjisja shkallët dhe detyrohesha të flija mbi divan dhe edhe këtë e bëja ulur, pasi nuk mund të shtrihesha. Haja deri 40 stërlina në fast-food në një vaft dhe pija pije me shumë sheqer, por kur mbusha 40-vjetorin i vendosa vetes një qëllim dhe sot jam shumë krenare që kam hequr nga trupi im dy kuintalë dhjam”.

42-vjeçarja, ndonëse me 120 kilogramët që ka sot në trup mbetet ende obeze me standartet normale, ka një formë fizike të pakrahasueshme me dy vjet më parë.

”Do të vazhdoj dietën për të kuptuar për herë të parë në jetën time se çfarë do të thotë të jesh e dobët. Besoj se do të më duhet edhe një vit për ta realizuar këtë”, theksoi Eaton.

Dy dietat tip të britanikes

Menuja që e çoi 320 kilogramë
Mëngjes: Një bagetë e plotë, e mbushur me vezë, gjalpë, proshutë dhe salçiçe
Dreka: 4-5 çokollata, 6-12 patatina, dy pako salçiçe, një pako biskotash dhe një kilogram çokokrem
Darka: 40-50 stërlina ushqim të gatshëm. Çdo vaft shoqërohej me pije të sheqerosura.

Menuja me të cilën humbi 200 kilogramë
Mëngjes: Vezë të zjerë ose sy, me dy feta bukë të thekur
Ora 11: Një frut
Dreka: 50 gram fileto pule me zarzavate
Ora 15: Një frut
Darkë: 100 gram mish i bardhë me sallatë. E vetmja pije që pi është uji.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel