Njeriu fiton përballë shkëmbit të pamposhtur

29/02/2012 14:05

Shkëmbi më “i frikshëm” në botë humbi betejën e tij kundër njeriut.

Një aventurier britanik, i quajtur Dave MacLeod, sfidoi dhe fitoi përballë një shkëmbi 400 metra të lartë, që bie pingul me bregdetin, në ishullin e Hoit, në Orknej, Skoci.

Ai është personi i parë në histori që arriti të ngjitej deri në majë duke përdorur vetëm duart dhe këmbët, ndonëse i lidhur me litarë mbrojtës thjesht për arsye sigurie.

Ngjitja e një shkëmbi të tillë do të kishte qenë një sfidë e vërtetë edhe për një alpinist profesionist, të pajisur me çekiçë dhe mjete të tjera të specializuara.

Dave pati nevojë për dhjetë orë ngjitje të lirë për të mbërritur deri në majë, por në fund, aventura e tij fitoi faqet e para të shumë gazetave, ndërsa fotografitë e realizuara janë me të vërtetë të rralla.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel