Facebook, Timeline edhe për kompanitë

29/02/2012 21:40

Facebook po lehtëson ndërveprimin mes konsumatorëve dhe kompanive, me shoqëritë që mund të menaxhojnë Timeline-t e markave të tyre në mënyrën sa më të thjeshtë.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat amerikane, sipas të cilave projekti synohet të jetë po aq i thjeshtë sa shkëmbimi i informacionit mes njerëzve në rrjetin social.

Ai u njoftua në rrugë “streaming” nga Nju Jorku dhe sipas burimeve do të jetë operativ nga fundi i muajit mars.

“Facebook synon të bëjë që faqet e sipërmarrjeve në rrjetin social të jenë “shtëpia” e tyre në internet, duke u dhënë instrumentat dhe kapacitetet për ta bërë këtë”, ka deklaruar një prej pjesëmarrësve në projekt.

Top Channel