Puthja që pushtoi mediat amerikane

28/02/2012 18:20

Puthja e një marinsi me partnerin e tij pas kthimit nga shërbimi është shndërruar në një çëshje të ditës në SHBA, duke rikthyer edhe një herë debatin nëse ushtarët homoseksualë duhet të lejohen në trupë.

Rreshteri Brandon Morgan nga Okdejl, Kaliforni, u fotografua duke u puthur me të dashurin e tij, i quajtur Dalan Wells, sipas asaj që raportoi “International Business Times”.

Çifti u ribashkua pas disa muajsh, pasi Morgan shërbeu për trupën e marinasve në Afganistan. Megjithatë, tradita dhjetëra-vjeçare e puthjes me gruan në rikthimin nga lufta u transformua në një puthje të debatueshme midis dy meshkujve.

Mbrojtësit e të drejtave të homoseksualëve përmbytën disa forume të njohura në internet me komente dhe me like në disa faqe në “Facebook”, por midis komenteve, kishte edhe disa vlerësime agresive dhe ofenduese nga homofobikë.

Vetë të rinjtë, të intervistuar në një gazetë lokale, u shprehën se “janë krenarë që të bëhen promotorë të më shumë të drejtave për çiftet e homoseksualëve kudo në botë”.

Puthja që bëri xhiron e mediave amerikane erdhi vetëm pesë muaj se Pentagoni ligjëroi për herë të parë në histori pjesëmarrjen e homoseksualëve në ushtri.

Top Channel