Kung Fu Panda është një ndër filmat e animuar më të shikuar nga fëmijët, madje dhe të rriturit. Por ndërsa në film kemi një ari Panda imagjinar që zotëron artet marciale, mjeshtri i vërtetë i kung fusë është një Ari Kthetërbardhë me “banim” në Rusi.

Një video e regjistruar nga një kopësht zoologjik në Rusinë e ftohtë po bën xhiron në internet. Në të tregohet një ari i murrmë që “tregon” aftësitë e tij në artet marciale në përdorimin e shkopit.

Ariu, i quajtur Pamir është bërë një personalitet brenda natës. Rritja mes njerëzve e ka privuar nga instikti i arinjve të rritur në pyll, por të paktën prej nesh ka marrë “mësimet në kung fu”.

Top Channel