Parkimi më i shtrenjtë në botë

24/02/2012 12:10

Të gjithëve na ka rastisur të shohim makina të vjetra të parkuara në të njëjtin vend për një kohë të gjatë.

Një Citroen e vjetër me targa franceze qëndron prej vitit 2007 në një parking me pagesë në Luksemburg. Nëse pronari i saj do të rikthehet për ta marrë sërish makinën duhet të paguajë një çmim shumë të lartë: 50 mijë euro! Kjo për shkak se çdo ditë që ka kaluar është shtuar në “llogari”.

Nga ana tjetër, ligji i vendit të vogël europian ndalon çdo lloj veprimi ndaj makinës së braktisur që duhet të rrijë aty deri sa të shlyhet pagesa nga pronari.

Por, duke marrë parasysh faturën e kripur është shumë vështirë që pronari i Citroen të bëhet i gjallë.

Top Channel