Busti prej ari i Putin për bamirësi

18/02/2012 00:00

Një bust prej ari i kryeministrit rus Vladimir Putin, me peshë 16.8
kilogramë dhe me vlerë rreth 40 mijë euro, është realizuar nga një
zinxhir dyqanesh bizhuterish në Shën Pietërburg, me qëllime bamirësie.

Ndoshta, për shkak të autoritetit dhe simpatisë që gëzon në disa radhë të popullsisë kryeministri, që shpesh herë flirton me kultin e personalitetit, që ka një rëndësi të veçantë në ish-republikat sovjetike.

Lajmi bëhet i ditur në tabloidin “Moskovski Komsomolets”, sipas të cilit statuja do të ekspozohet për një muaj në një dyqan të qytetit të lindjes së Putin duke filluar nga data 22 shkurt.

Më vonë, pas zgjedhjeve presidenciale ku është favorit, objekti do të shitet dhe fitimet që do të nxirren do të shpenzohen për bamirësi. Gjynah që busti është bërë me ar të vlerës së ulët.

Top Channel