Gjumi i keq dëmton sistemin imunitar

17/02/2012 21:10

Një gjumë jo i plotë mund të shtojë rreziqet e sëmundjes.

Sipas një studimi të fundit, kërkuesit kanë dalë në përfundimin se mekanizmi gjenetik që rregullon gjumin tonë kontrollon nivelin e një gjeni tjetër që është shumë i rëndësishëm për sistemin tonë imunitar.

Shkencëtarët e Jeil në SHBA mendojnë se një gjumë i paktë dhe jo i rregullt na bëjnë më të prirur për tu prekur nga sëmundje të ndryshme sepse imuniteti i organizmit bie.

“Njerëzit janë më të ekspozuar ndaj sëmundjeve të ndryshme nëse nuk bëjnë një gjumë të mirë dhe të plotë”, është shprehur profesori Erok Fikrig në revistën ‘Immunity’.

Top Channel