Ushtarët amerikanë pijnë gjak kobre

14/02/2012 00:00

Në bazën ushtarake të Çonburit, në Tajlandë, marinsat amerikanë kanë marrë pjesë në operacionin “Cobra Gold 2012”.

Bëhet fjalë për mbijetesën në xhungël dhe për këtë, instruktorët tajlandezë po u mësojnë ushtarëve amerikanë se si të mbijetojnë duke ngrënë hardhuca dhe duke pirë gjak kobre.

Në “Cobra Gold 2012”, që zhvillohet çdo vit, marrin pjesë ushtritë e Japonisë, Shteteve të Bashkuara, Koresë së Jugut, Tajlandës dhe Indonezisë.

Top Channel