Arabia ndalon Shën Valentinin

14/02/2012 19:55

Miliona të dashuruar festojnë ashtu si cdo vit Shën Valentinin, festën e të dashuruarve duke blerë trëndafilë të kuq e zemra simbolike.

Festa është një mundësi e mirë për dyqanet të cilët në vitrinat e tyre, në shumë vende kanë vendosur zemra dhe trëndafilët e kuq, dy simbolet kryesore të kësaj feste.

Por në Arabinë Saudite, autoritetet penguan festimin e Shën Valentinit duke e cilësuar si festë “të krishterë dhe pagane”.

Policia fetare e Mbretërisë Saudite në zbatim të një urdhëri të nxjerrë nga autoritetet, detyruan dhe ato pak dyqane që guxuan të vendosin zemra dhe trëndafilë të kuq në vitrinat e tyre, që t’i heqin nga lista e produkteve në shitje.

Top Channel