Protesta në Arabinë Saudite

11/02/2012 00:00

Ka degjeneruar në përdorimin e armëve të zjarrit një protestë e zhvilluar në lindje të Arabisë Saudite.

Sic njofton agjencia shtetërore e lajmeve, SPA, elementë të armatosur kanë qëlluar kundër forcave të sigurisë në qytetin Al-Auamiya gjatë zhvillimit të një proteste të paligjshme.

Forcat e sigurisë iu përgjigjën zjarri dhe për pasojë një person ka gjetur vdekjen, thotë agjencia arabe e lajmeve, pa përcaktuar nëse viktima ishte pjesë e protestuesve apo e forcave të sigurisë.

“Persona të maskuar dhe të armatosur kanë hapur zjarr ndaj forcave të sigurisë në kohën kur këto të fundit po vëzhgonin një protestë të paautorizuar në qytetin Al-Auamiya në provincën Qatif”, citohet një zëdhënës i policisë.

Top Channel