Danimarkë, 21-vjeçari vritet në kafazin e tigrit

11/02/2012 13:10

Një person që ishte duke vizituar kopshtin zoologjik në Kopenhagen të Danimarkës është gjetur i vdekur brenda zonës së tigrave.

Trupi i fatkeqit është gjetur i rrethuar nga tre tigra. Policia mendon se djali ka hyrë në kopshtin zoologjik në orët e para të mëngjesit, ka kapërcyer gardhin dhe ka hyrë në zonën e tigrave.

“Kafshimi në fyt i ka dhënë vdekjen e menjëhershme”, shprehet shefi i policisë lokale, i cili shton se nuk përjashtohet mundësia e vetëvrasjes.

Menaxheri i kopshtit zoologjik, Steffen Straede, ka deklaruar se është hera e parë që ndodh diçka e tillë në 152 vite të historisë së parkut.

Top Channel