“Pasdite”: Sportet dimërore

08/02/2012 19:00

Snowboard, ski, hedhje nga teleferiku, motorrë dhe rrathë bore. Të gjitha në Kosovë! Të gjitha në Brezovicë!

Kanë qendruar disa ditë të izoluar nga ortekët dhe bora e dendur, por kjo nuk ka penguar aspak aventurierët e sporteve ekstreme. Për ta, 7 gradë nën zero nënkupton sfidë me vetveten!!!

“Merrem me snoëbord, ka shumë të interesuar. Është një sport i ri dhe i lehtë, që mund të mësohet për 3-5 ditë nga një amator”, shprehet Renato, një prej instruktorëve vendas.

Ndoshta në të vërtetë, për Renato-n, djalin e snoëboardit gjithçka është fare e thjeshtë, por ata që provojnë për herë të parë praktikën janë më të rezervuar, por gjithsesi entuziastë.

“Sportet ekstreme më pëlqejnë shumë dhe do të vazhdoj të mësoj. Është një vend i përkryer, sidomos duke patur paraysh që në Tiranë shohim borë shumë rrallë”, shprehet një vajzë e zhvendosur nga kryeqyteti në pistën më të njohur të skive në Kosovë.

Kërkojmë të argëtohemi, kërkojmë eksperienca të reja, kërkojmë të arratisemi nga stresi dhe lodhja e punës së përditshme. Dhe gjithmonë, mendja shkon larg trojeve shqipfolëse, pa menduar se gjithcka duam mund ta gjejmë vetëm disa kilometra larg.

“Këtu vijnë shumë persona nga shtete fqinje, por vijnë edhe nga e gjithë bota. Madje, në një rast kemi patur edhe një vajzë nga Alaska”, tregon Romeo.
 
Të tillë janë njerëzit si rumuni Mikhae. Sipas tij, udhëtimi drejt Brezovicës është ndër më të vecantët, aq më tëpër kur bëhet fjalë për një nga vendet e tij të preferuara.

“Është një eksperiencë ndryshe, është diçka që të rrit adrenalinën dhe të harrosh përditshmërinë. Por, përfundimisht Brezovica renditet e dyta në “Toplistën” time. Në vend të parë është Baanskull, dhe në vend të tretë Vitsha”.

Ndërsa të tjerë janë mësuar me dëborën që në në vegjëli. “Më pëlqen shumë ky vend dhe do të doja të rikthehesha këtu, ka borë, ajër të pastër, gjithçka… Duke u rikthyer pas në kohë, më kujtohet se hera e parë që kam bërë ski ka qenë në Poporru kur isha vetëm 3vjeç”, rrëfen një tjetër turist.

Por, për të bërë sporte ekstreme dimërore nuk është e nevojshme forca fizike mashkullore. Si kudo, femrat dhe fëmijët bëhen protagonistë!

Top Channel