Orkat, “padi” për të fituar lirinë

07/02/2012 15:30

“Mjaft skllavërisë”. Pesë orkat që jetojnë nëpër akuariume të ndryshme në Shtetet e Bashkuara “kanë ngritur një padi” në gjykatë për të fituar lirinë e tyre.

Orkat jetojnë në akuariume me përmasa të vogla për dimensionet e këtyre balenave me objektivin e vetëm “të argëtojnë shikuesit njerëz”.

Në fakt padia është ngritur nga një grup avokatësh dhe mbrojtësish të orkave duke iu referuar amendamentit të 13 të kushtetutës së Shteteve të Bashkuara, i hyrë në fuqi më 6 dhjetor të 1865 që ndalon kategorikisht skllavërinë në të gjithë territorin amerikan.

Orkat janë pronë e Sea World, kompani që i shfrytëzon në kampet e saj për argëtim për të nxjerrë fitime nga shitja e biletave dhe marketingut nëpërmjet këtyre balenave.

Mbrojtësi ligjor i Sea World ironizoi padinë duke deklaruar se amendamenti nuk bën fjalë për kafshët, por vetëm për njerëzit.

“Në nisje të amendamentit thuhet ‘Ne populli…’ (We the people), dhe jo ‘Ne orkat…”, deklaroi avokati Theodore Shaw.

Top Channel