Kur u bë ofendues “gishti i mesit”?

07/02/2012 16:30

Këngëtarja britanike M.I.A ishte e ftuar në finalen e Superbowl-it. Gjatë këndimit ajo u tregoi gishtin e mesit fansave të shumtë që ndodheshin në stadiumin e mbushur plot e përplot. Gjesti detyroi organizatorët t’u kërkojnë ndjesë të gjithë spektatorëve të pranishëm në stadium dhe atyre që e panë nga ekran.

Por përvec kësaj, gjesti ka çelur një polemikë në Shtetet e Bashkuara dhe Britani, ku janë përfshirë gazetarë, këngëtarë e madje edhe historianë…të gjithë duke u munduar të argumentojnë se ku qendron “ofendimi” kur tregohet gishti i mesit.

Sipas antropologut Desdemond Morris, “gishti i mesit” është një ofendim mijëra-vjecar, që nuk ka lindur as në Nju Jork, as në Londër, por në Athinën e Lashtë. Morris thotë se “babai i gjestit ofendues” është filozofi i lashtë grek, Diogjeni i cili kur u pyet nga një grup vizitorësh se cfarë mendimi kishte për oratorin Demosteni,  u tregoi gishtin e mesit të pranishmëve dhe u tha: Ja cfarë mendoj për të!

“Është njëri prej ofendimeve më të vjetra që i ka mbijetuar kohës”, thotë antropologu Morris.  

Top Channel