Kinë, kopeja e tigrave sulmon turistët

07/02/2012 00:00

Momente terrori për një grup turistësh kinezë, mjeti i të cilëve është
sulmuar nga një grup tigrash në Bangala, në një kopsht zoologjik kinez.

Sipas raportimeve të shtypit lokal, incidenti, që ka përfunduar pa pasoja për turistët, ka ndodhur në Jinan, në provincën lindore të Shndongut.

Kur vizitorët kanë hyrë në kopshtin Wildlife World, tigrat kanë sulmuar autobusin e vogël që i transportonte, bëjnë të ditur mediat kineze.

Të njëjtat burime shtojnë se në ato momente tigrat prisnin ushqimin, që shpërndahet nga punonjësit e kopshtit me automjete, të cilët kishin ikur për të konsumuar vaktin e tyre.

Top Channel