Rrezikon jetën për të shpëtuar qenin

06/02/2012 18:00

Një 51-vjeçar në Britaninë e Madhe rrezikoi jetën e tij duke u hedhur në ujë të ngrirë, për të shpëtuar jetën e një qeni që kishte rënë në lumë.

Ndonëse i nisur me qëllime të mira, britaniku kuptoi shpejt se ideja për t’u zhytur në ujë të ngrirë nuk ishte e mirë, ndërsa brenda disa sekondash gjymtyrët iu mpinë dhe nisi të thërriste për ndihmë.

Kalimtarët e rastit arritën të gjenin një komardare, të cilën ia hodhën për t’u kapur dhe falë ndërhyrjes së disa personave të tjerë, guximtari u arrit të tërhiqej nga një urë.

Megjithatë, atij iu desh të dërgohej në spital, për t’u kontrolluar për dëme të mëtejshme dhe për shkak të ngrirjes së gjymturëve. Krejt ndryshe fati i qenit, i cili u tërhoq në breg nga punonjësit e policisë dhe gëzon shëndet të plotë.

Top Channel