Meksikë, protestë kundër ndeshjes me dema

06/02/2012 13:10

Një protestë që konsistonte në trupa të shtrirë në tokë dhe të lyer me gjak të rremë është zhvilluar në Mexico City, kryeqytetin e Meksikës.

Aktivistët për të drejtat e kafshëve janë mbledhur për të kundërshtuar ndeshjet tradicionale me dema.

Në shtatorin e kaluar, një ligj në Spanjë e bëri të paligjshme këtë traditë shumëshekullore në rajonin e Katalonjës, por luftimi me dema është shumë i përhapur ende në Amerikën Latine.

Pikërisht në Mexico City ndodhet arena më e madhe ku zhvillohen ndeshjet me dema: Plaza Mexico mban 48 mijë persona në shkallët e saj.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel