Ulet stazhi në mjekësi

02/02/2012 00:00

Stazhi për studentët e mjekësisë tashmë do të jetë vetëm tre muaj dhe jo një vit. Një nga kandidatët për dekan të Fakultetit të Mjekësisë, Dr. Pëllumb Pipero aktualisht Drejtor i Politikave në Ministrinë e Shëndetësisë, ka shpalosur para stundentëve, specializantëve dhe pedagogëve, projektin e tij për Fakultetin e Mjekësisë dhe reformën në të.

“Eksperienca e fituar sidomos vitet e fundit në Ministrinë e Mjekësisë më ka dhënë kurajon që së bashku me reformën që po ndërmarrin në sistemin shëndetësor, ta kalojmë edhe Fakultetin e Mjekësisë. Projekti im konsiston në një fakultet bashkëkohor, të hapur me diplomë të vlefshme brenda tregut tonë dhe lehtësisht të njehësueshme jashtë vendit tonë, pra një Fakultet Mjekësie me kurrikul të akredituar. Stazh 3-mujor që është mjaftueshëm për t’u përgatitur studentët për të dhënë provimin e shtetit”, deklaron kandidati Pipero.

Pipero  premton  diplomim përmes temës së diplomës, specializime të përvitëshme e  dixhitalizim të kasës online  si dhe infrastrukturë bashkëkohore për studentët, pedagogët dhe specializantët.

Top Channel