Protesta e veçantë, prangoset pas portës

01/02/2012 17:10

Ndeshja e Premier League midis Evertonit dhe Manchester City (1-0) u vonua me disa minuta gjatë së martës, pasi një tifoz hyri në fushë dhe prangosi veten pas një prej shtyllave të “Goodison Park”.

Ndonëse fillimisht motivi i gjestit të tij nuk u kuptua, të përditshmet britanike zbuluan disa orë më pas se veprimi ishte një formë proteste ndaj pronarit të linjës ajrore me kostot të ulët, “Ryan Air”, një tifoz i City dhe i pranishëm në stadium.

Një tifoz i Liverpulit, 46-vjeçari Foley bleu një biletë pas porte dhe kur duheshin edhe pesë minuta nga përfundimi i pjesës së parë, kapërceu reklamat dhe u prangos pas shtyllës.

Gjesti kapi në befasi policët, që kur reaguan, ishte shumë vonë, pasi prangat ishin vendosur në duart e personit, që nuk kishte marrë çelësin me vete.

Si rrjedhojë, ndeshja u ndërpre për disa minuta, deri sa policët arritën të hapnin prangat dhe ta shoqëronin 46-vjeçarin për në komisariat.

Veprimi i tij i drejtohej kompanisë “Ryan Air”, e sulmuar edhe nëpërmjet një bluze ofenduese, pasi linja ajrore kishte refuzuar një aplikim për punë të së bijës së tij disa ditë më parë.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA