Spitali i Tepelenës, mungojnë mjekët specialistë

31/01/2012 00:00

Spitali i Tepelnës me kapacitet rreth 100 shtretër dhe një fluks mesatar pacientësh gjendet sot në situatë kritike.

Sipas drejtuesit Astrit Zeneli mungojnë më shumë se 10 mjekë specialistë por pa të paktën 6 prej tyre spitali nuk mund të kryejë funksionet bazë të tij. Mungesat janë në repartet e kirurgjisë, reanimacionit, obstetër gjinekologji, otorinolaringolog etj. Zeneli thotë se në këtë spital nuk kryhen operacione prej 5 vjetësh tashmë dhe blloku reanimator është i mbyllur. Megjithë kërkesat e herë pas hershme drejtuar ministrisë për specialistë, duket se situata nuk po ndryshon.

Zeneli thotë se të gjithë rastet e që kanë nevojë për ndërhyrje të specializuar transportohen drejt Gjirokastrës pasi spitali mundet tju japë vetëm shërbimin e urgjencës. Aktualisht në Teplenë ekipi mjekësor përbëhet nga 9 mjekë dhe 92 infermierë ndërsa spitali kontrakton cdo vit 5 mjekë me kohë të pjesshme që vijnë nga rrethet e tjera një herë në javë.

I kthyer gati në një qendër shëndetsore të zakonshme spitali i Tepelnës vuan edhe kushte të papërshtatshme si pasojë e mos investimit.

Top Channel