Romët pa vendstrehim

31/01/2012 00:00

Cështja e 15 familjeve rome të cilët duhet të largohen nga data 1 shkurt prej kampit në zonën e Babrrusë si afat përfundimtar që i ka vënë pronari i asaj toke, ka qenë në fokus të takimit të Avokatit të Popullit, Igli Totozani në zyrën e Ministrit të Punës, Spiro Ksera.

Pas takimit që zgjati pak minuta, Avokati i Popullit tha për Top Ne?s. I pyetur se nëse nuk mbahet premtimi për zgjidhjen brenda ditës së strehimit të familjeve rome, zoti Totozani përsëriti deklaratën e një dite më parë se vendstrehimi i ri do të jetë oborri i institucionit të Avokatit të Popullit.

Një ditë më parë, familjet rome të përzënë një vit më parë nga barrakat e tyre tek stacioni i vjetër itrenit protestuan para ministrisë së punës ku kërkjuyan zgjidhje emergjente pasi rrezikojnë të mbeten në rrugë nëse shteti nuk ndërhyn sa më parë.

Top Channel