Referendumi, Aleanca, aksion në universitete

31/01/2012 00:00

Universitetet private kanë qenë pika e takimit e radhës së aktivistëve
të Aleancës Kundër Importit të Plehrave me të rinjtë studentë, për t’i
bërë apel atyre të firmosin kundër ligjit për menaxhimin e integruar të
mbetjeve që lejon importin e plehrave.

Kordinatori i këtij aksioni Aldo Merkoci u shpjegoi të rinjve mënyrën e firmosjes së referendumit, sipas kërkesës që ka vendosur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Ai theksoi rëndësinë që ka procesi i mbledhjes së firmave si një përgjigje direkte e qytetarëve ndaj një ligji që cënon direkt jetën dhe shëndetin e tyre.

Sipas informacioneve të Aleancës Kundër Importit të Plehrave, deri tani janë mbledhur mbi 10 mijë firma por aksioni do të vazhdojë me intensitet në ditët në vazhdim.

Sipas një parashikimi mendohet që 50 mijë firmat e kërkuara si kusht për organizimin e referendumit të mblidhen brenda muajit shkurt me qëllim, që në fillim të marsit të dorëzohet në KQZ kërkesa zyrtare për t’u zhvilluar referendumi.

Top Channel