Presioni në krah tregon rrezikun kardiak

31/01/2012 00:00

Një diferencë e presionit sistolik mes krahut të djathtë dhe atij të
majtë, e barabartë me 15 milimetra mërkur, mund të jetë treguese e një
predispozite më të madhe për rreziqe kardio-vaskulare.

Kështu thotë një studim i publikuar online nga revista “The Lancet”, e kryer nga ekspertë të Peninsula College of Medicine, në Shtetet e Bashkuara.

Ekspertët kanë analizuar 28 studime të mëparshme dhe shpjegojnë se ky fenomen shfaqet si pasojë e ngushtimit dhe ashpërsimit të arterieve.

Top Channel